Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
0.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
22 °
E diel, 2 Tetor, 2022

I dënuar me 21 vite burg për vrasje, ekstradohet nga Britania e Madhe shkodrani i shumëkërkuar (EMRI)  

spot_img

Lajme të ngjashëm

Lekë Prendi, është personi i shumëkërkuar i cili është ekstraduar sot nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë.

42 vjeçari i shumëkërkuar ishte dënuar më herët nga gjykata e Apelit Shkodër me 21 vite burg për vrasje, si dhe  për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me pasojë vdekjen” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Njoftimi i Policisë:

“Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, një person i shumëkërkuar, i dënuar me 21 vjet burgim, për vrasje.

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tirana, falë koordinimit dhe bashkëpunimit me autoritetet policore të Mbretërisë së Bashkuar, u bë ekstradimi drejt Shqipërisë i shtetasit:

Lekë Prendi alias Aleks Kola alias Nikolin Pacani, 42 vjeç.

Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me pasojë vdekjen” dhe “Armëmbajtja pa leje”, njofton Policia.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img