Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

I dënuar me 20 vite burg për grabitjen e Rinasit, Klement Çala del nga regjimi special “41 BIS”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme ka nxjerr sot Klement Çalën nga regjimi special i izolimit “41 BIS”. Pas pesë muajsh nga vendimi i Ministrisë së Drejtësisë, GJKKO ka vendosur të nxjerr një nga grabitësit e Rinasit nga izolimi dhe ta lërë atë në regjim të zakonshëm.

Prokuroria Speciale SPAK e ka akuzuar Klement Çalën, vëllanë e tij Eldi Çala dhe gjashtë persona të tjerë si pjesë e një grupi kriminal që grabiti miliona euro në barkun e një avioni, i cili do të nxirrte paratë e disa bankave të nivelit të dytë jashtë vendit.

Grabitja ndodhi në aeroportin e Rinasit, mesditën e 9 prillit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi 4.6 milionë euro që do të transportoheshin drejt Vienës. Pasi kryen grabitjen, autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.

Gjatë largimit pati edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili mendohet se ishte koka e grupit. Ky i fundit ka qenë si i dyshuar dhe i cilësuar si “koka e grupit” që organizoi grabitjen e Rinasit.

Po ashtu, i përfshirë ka qenë dhe një shqiptar i Kosovës, Ragip Hajdini. Ky i fundit njihej me nofkën “Daja” dhe u arrestua gjatë një operacioni te “Shkëmbi i Kavajës”. 50 vjeçari ishte i sëmurë dhe pas 4 ditësh në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërroi jetë. Akuza ndaj tij u pushua.

Më shumë


spot_img









spot_img