Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I dënuar me 14 vite burg, prangoset në Elbasan shqiptari i kërkuar në Itali prej vitit 2003 (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar me 14 vite burg, prangoset në Elbasan shqiptari i

Leonard Kote, i dënuar me 14 vite burg në Itali për disa vepra penale, është arrestuar nga Policia e Elbasanit. 56 vjeçari rezulton në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2003 kur është dënuar nga Gjykata e Bergamos.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

"Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit Operacional në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Bergamo”.

Si rezultat i këtij operacioni është kapur dhe arrestuar, me qëllim ekstradimi, shtetasi: Leonard Kote, 56 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bergamos, Itali, me vendimin penal të datës 21.04.2003, e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale "Vrasja”, e mbetur në tentativë, "Vjedhja e armës së zjarrit" dhe "Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.", njofton Policia e Elbasanit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll