Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

I dënuar me 12 vite burg, ekstradohet nga Gjermania 36-vjeçari nga Korça (EMRI-FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Gjermani me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Policia njofton se në pranga ka rënë Andi Janko, 36 vjeç, banues në Korçë

Janko ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 01.03.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi me pasojë të rëndë”, kryer më shumë se një herë.

Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për kapjen, arrestimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Ëiesbaden Gjermani, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit, u bë i mundur arrestimi në Gjermani i shtetasit Andi Janko, 36 vjeç, banues në Korçë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 01.03.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi me pasojë të rëndë”, kryer më shumë se një herë.

Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img