Hapësire reklamuese

Aktualitet

I dënuar me 11 vite burg për vrasje, policia arreston në Shkodër ish-policin e shumëkërkuar (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Ylli Ceka

Policia e Shkodrës ka arrestuar pas 11 vitesh në arrati ish-efektivin e policisë Ylli Ceka, i dënuar nga gjykata me 11 vite burg.

Ceka u dënua pasi në 11 dhjetor të vitit 2010 vrau me armën e punës Edvin Voglin, pas një konflikti për tokën ku po ndërtohej një pallat.

Ai u arrestua teksa lëvizte me një mjet në lagjen Sarreq të Shkodrës, ndërsa mësohet se do të dërgohet në komisariatin e Tiranës.

Mbi ish efektivin rëndojnë akuzat “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armës dhe municionit luftarak”.

Screenshot_8.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu