Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E premte, 30 Korrik, 2021

I dënuar me 10 vite burg në Itali për drogë dhe vjedhje, arrestohet nga Interpoli “tironsi” i shumëkërkuar me dy identitete (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Arsen Daci alias Flakton Daci, 37 vjeç, është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Autoritetet e drejtësisë në vendin fqinj e kanë dënuar me 10 vite e 5 muaj e 11 ditë, për vjedhje dhe drogë.

Sipas Policisë, arrestimi i shtetasit Arsen Daci alias ose ndryshe Flakton Daci, banues në Tiranë u bë pasi Gjykata e Torinos/ Itali e ka dënuar me 10 vite e 5 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale “Mbajtje dhe shitje e sendeve të vjedhura”, “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhje”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën,  po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 37-vjeçari i dënuar me 10 vite e 5 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale “Mbajtje dhe shitje e sendeve të vjedhura”, “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhje” .

Specialistët për Hetimin në Komisariatin e Policisë Nr.3 në bashkëpunim me Sektorin e Narkotikëve në DVP Tiranë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit Arsen Daci alias Flakton Daci, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Torinos/ Itali e ka dënuar me 10 vite e 5 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale “Mbajtje dhe shitje e sendeve të vjedhura”, “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhje” .

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Më shumë

spot_img
spot_img