Një peron i dehur ka përfunduar në shina, ndërsa treni ka kaluar mbi trupin e tij. Ngjarja ka ndodhur në Essex të Britanisë së Madhe.
Derek Acton, është regjistruar në kamera duke u ngjitur në hekurudhë në stacionin Harloë Mill. Pak momente më pas, treni kaloi mbi kokën e tij, por si për mrekulli, ai mbijetoi pa u dëmtuar.
Por ai nuk i ka shpëtuar dënimit gjyqësor.
Në Gjykatën e Magjistraturës në Highbury, të hënën më 19 shkurt, Derek Acton iu dorëzua një urdhër 12 mujor për t’i shërbyer komunitetit, një kërkesë për ndalimin e konsumit të alkoolit për 60 ditë, dhe një gjobë prej 570 paund.