Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti me motoçikletë në aksin Këmishtaj – Divjakë.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit Denis Saraçi 31 vjeç pasi drejtonte në gjendje të dehur mjetin.
Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtur në gjendje të dehur motoçikletën, në aksin rrugor Këmishtaj – Divjakë, në vendin e quajtur “Sopëz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë në kanalin anësor të rrugës.
Për pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri, A.P, 34 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.