Hapësire reklamuese

Aktualitet

I dehur mbi Ford, nuk i bindet policisë për të ndaluar por e pëson 33-vjeçari në Elbasan

Shkruar nga Newsbomb

Drejton mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i bindet urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar, por arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasit:

Kreshnik Isufaj, 33 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “11 Nëntori” në rrugën nga pallatet e bashkisë për tek konvikti i Universitetit  duke drejtuar mjetin  tip  “Ford” veturë me targa AA 813 FG nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë Rrugore për të ndaluar.

Pasi është bllokuar nga shërbimet e Policisë,  drejtuesit të mjetit iu bë testi i alkoolit ku rezultoi në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur"  dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu