Hapësire reklamuese

Aktualitet

I dehur dhe me shpejtësi fluturuese, si e pëson keq shoferi në TIRANË (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Tiranës ka vijuar edhe mbrëmë kontrollet në autostradën Tiranë-Durrës  për të rritur sigurinë në rrugë si dhe për të ndëshkuar shkelësit.

 

Sipas policisë konsatimi më i rëndë është ai I një 46 vjeçari, i cili lëvizte me mjetin e tij me shpejtësi 140 km/h  si dhe nën efektin e alkoolit.

“Gjatë monitorimit të shpejtesisë së mjeteve rrugore në rrugën Interurbane kryesore Tiranë-Durrës dhe anasjelltas, në morinë e shkeljeve mbi kufijtë e lejuar të shpejtesise, ndodh qe te konstatosh shkelje te cilat per shkak te rrezikshmerise, konsiderohen të renda, ashtu siç është rasti konkret, i drejtuesit të mjetit Benz B-Clas, 46 vjeçari Xh.D. Kombinim i shpejtesise mbi normat e lejuara 140 km/h dhe drejtimi i mjetit me kete shpejtesi nën efektin e alkoolit ne masën 0.39 mg/l.

Më shuë se kaq nuk mund të bënte një drejtues mjeti për të rrezikuar seriozisht jeten e tij, të atyre që e shoqerojnë por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës!”, sqaron policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese