Hapësire reklamuese

Bota

I dashuri trashëgoi 30 milionë dollarë, 47-vjeçarja e helmon kur zbulon lajmin

Shkruar nga Newsbomb
I dashuri trashëgoi 30 milionë dollarë, 47-vjeçarja e

Një grua nga Dakota e Veriut ka helmuar për vdekje të dashurin e saj pasi mësoi për planet e tij për ta braktisur, sepse ai kishte trashëguar 30 milionë dollarë vetëm disa orë më parë.

Ina Thea Kenoyer, 47 vjeç, u akuzua të hënën për vrasjen e 5 shtatorit të Steven Edëard Riley Jr., 51 vjeç e nxitur nga "motive financiare".

"Ky rast ishte jashtëzakonisht kompleks," tha komandanti i hetimeve kapiteni Dale Plessas i Departamentit të Policisë Minot.

Sipas policisë, Riley u sëmur pasi u takua me avokatin e tij më 3 shtator për të mbledhur shumën masive të trashëgimisë.

Nga autopsia rezulton se ai u vra pasi gëlltiti antifriz, të cilin policia pretendon se ia ka dhënë e dashura e tij.

Nga ana tjetër, 47-vjeçarja pretendonte se viktima kishte tentuar të vriste veten dhe se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen e rëndë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese