Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
4.6kmh
100 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

“I dashur Lulzim, pse nuk ma mbrojte votën?”, anëtarët e PD lumë mesazhesh në rrjetet sociale: U mposhte ti, jo partia (THIRRJA PËR DORËHEQJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nuk ka lënë shije të mirë për Andi Verçanin.

Drejtori i marrëdhënieve me Publikun në Federatanë Shqiptare të Futbollit, përmes një letre të hapur në faqen zyrtare në facebook, i drejtohet kryedemokratit ku i kërkon dorëheqjen.

Ai i përmend disa emra të politikës që mund të marrin në dorë fatin e Partisë Demokratike. Në facebook-un e tij, Verçani shkruan: “

“I dashur Lulzim,

Si votues i Partise Demokratike qe nga viti 2005, po te shkruaj disa rreshta, per te ndare emocionet e mija pas humbjes tende, jo te Partise Demokratike.

Ti udhehoqe opoziten ne keto 8 vite, dhe sot duhet te largohesh nga drejtimi i PD-s, sepse nuk arrite te mbroje voten time. Nuk arrite te ndertoje nje sistem ruajtje vote qe te mos ndodhte kjo masaker qe ndodhi. Faji eshte vetem i joti, jo i atyre qe kane blere vota. Ata, kushdo qofshin, mund te kete edhe brenda opozites, e kane bere prej kohesh kete gje. Ti duhet ti ndaloje dhe duhet te siguroje voten e cdo votuesi te opozites por edhe cdo votuesi te pozites qe mund te trafikohej ke emra te tjere. Mekanizmin duhet ta gjeje ti, une kam vetem nje vote ne dore.

Lista e Tiranes ka emra te mrekullueshem si Agron Shehaj, Jorida Tabaku, Oriela Nebijaj. Dashamir Shehi, Anduena Qefalia, Alfred Rushaj, Orjola Pampuri qe mund te udheqin Partine Demokratike ne procesin e rithemelimit, pa harruar qindra e qindra personalitete si Tomor Alizoti, Helidon Bushati kudo ne cdo cep te Shqiperise. Diaspora gjithashtu ka njerez qe i duhen ketij vendi, ketu dhe tani, per te rikthyer shpresen dhe per te ndalur eksodin e fundit masiv”.

Kujtojmë që ende nuk ka përfunduar numërimi i votave, por deri më tani Partia Socialiste dominon bindshëm me 74 mandate, ndërsa Partia Demokratike me 59 të tilla. Shumë pas mbetet Lëvizja Socialiste për Integrim me 4 mandate, ndërsa Partia Social Demokrate ka arritur të marrë 3 mandate.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img