Hapësire reklamuese

Aktualitet

“I çojnë fëmijët jashtë së bëhen më të mirë”, Arjan Çani përplaset më Shpëtim Nazarkon: Budallik i paparë…

Shkruar nga Newsbomb

Ka vijuar me debate mes të ftuarve emisioni ‘Studio e Hapur’ në News24.

 

Teksa po diskutohej rreth emigracionit masiv të shqiptarëve, të cilët zgjedhin të largohen nga Shqipëria, ka shpërthyer një debat mes gazetarit Arian Çani dhe analistit Shpëtim Nazarko.

Pjesë nga debati:

Nazarko: “Po s’mund të shkoj pas avazit tënd tani. Është pikëpamje tjetër, nuk është se unë po kundërshtoj profesorin. Ne kemi zgjedhur sistemin kapitalist. Bazë kemi mekanizmin kërkesë-ofertë. Këtu nuk realizohet mekanizmi kërkesë-ofertëa. Arsyeja e parë është varfëria. Është ndërtuar një sistem idjot.”

Çani: “Për mua është mashtrim kjo pjesa që i çojmë kalamajt jashtë se bëhen më të mirë. Është mit”

Nazarko: “Çfarë miti është, ata kanë ndërtuar botën”

Çani: “Pse na lë në duar të të ftuarve?”

Vasili: “Është debati”

Çani: “Po çfarë debati, kur e ftova unë në debat nuk erdhi, kam punët e mia tha. E kupton sa fyese është. Ajo e kalamajve për mua është budallik i paparë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu