“I çoj MILL partizanëve”... Kush është shoferi i kamionit të KOKAINËS me vlerë 180 milion euro që u kap në Durrës

Publikuar tek: aktualitet, më 12:31 28-02-2018 “I çoj MILL partizanëve”... Kush është shoferi i kamionit të KOKAINËS me vlerë 180 milion euro që u kap në Durrës

Një sasi rekord kokaine, plot 613 kg e 350 g, është kapur brenda një kamioni me banane mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit.

Kokaina kapte vlerë tregu mbi 180 milion euro dhe kishte si destinacion kompaninë në Maminas “Arbri Garden” shpk, me pronar biznsemenin Arbri Çekaj, i shpallur tashmë në kërkim. Në flagrancë sakaq,  janë arrestuar Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë dhe Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës. 

Ky i fundit, i cili drejtonte kamionin me drogë, mesa duket ka qenë tejet “transparent” me miqtë e të njohurit e tij sa i takon punës që bënte, shkruan newsbomb.al.

Edhe në përshkrimin në facebook, Armando Pezaku shkruante se punonte si shofer kamioni. “I çoj mill partizanëve”, shkruan te të dhënat kamionisti i kokainës. E pra, “milli” rezultoi kokainë... E ndërsa “partizanët” janë në kërkim, shoferi i kamionit ndodhet tashmë në qeli.

rreth.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reshjet e borës zbardhën zonat e ulëta, mësoni surprizat e motit për në vazhdim
613 kg kokainë në Durrës, LSI bën thirrjen e fortë: DEA të vijë në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.01102089881897
array(1) { ["section"]=> string(115) "i-coj-mill-partizaneve-kush-eshte-shoferi-i-kamionit-te-kokaines-me-vlere-180-milion-euro-qe-u-kap-ne-durres-111750" }