Hapësire reklamuese

Aktualitet

I cilësuar si mik i Taulant Ballës, Përmbarimi sekuestron kompaninë e betonit të Edmond Begos, nuk pagoi gjobën 20 milionë lekë

Shkruar nga Newsbomb

Kompania "Beton Ekspres" në pronësi të biznesmenit Edmond Bego është sekuestruar nga Përmarimi. Prej një viti kompania në fjalë refuzonte të paguante një gjobë prej 20 milionë lekë të vendosur nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Edmond Bego, është cilësuar shpesh dhe si mik i ngushtë i politikanit socialist Taulant Balla.

Pak ditë më parë, një Zyrë Përmbarimore ka urdhëruar Qendrën Kombëtare të Biznesit që të mos lejojë kryerjen e asnjë veprimi nga ana e "Beton Ekspres" dhe se çdo shkelje e këtij urdhri do të ketë pasoja ligjore.

Më herët, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka lëshuar Urdhrin e Ekzekutimit në bazë të të cilit kompania e Mond Begos detyrohet të paguajë një gjobë prej 20 milionë lekë të vjetra, shkruan Syri.net

Në Maj të vitit 2020, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur ‘Beton Ekspres’. Sipas të dhënave zyrtare, kjo gjobë nuk është ankimuar nga subjekti tregtar, ndërkohë që ai ka refuzuar për të kryer pagesën.

Në këtë kushte, IKMT iu drejtua Gjykatës, e cila lëshoi Urdhrin e Ekzekutimit, duke vënë në lëvizje edhe Përmbarimin. Mond Bego, i dënuar më parë nga autoritetet italiane me 20 vjet burgim për trafik lëndësh narkotike, tashmë është një biznesmen i fuqishëm ndërtimi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll