Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
3.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

I çahet goma te Rruga e Kombit, shoferi kosovar injorohet nga të gjithë dhe i vjen në ndihmë efektivi, i paguan edhe shpenzimet (MESAZHI i Policisë së Shtetit)

spot_img

Lajme të ngjashëm

c71e6d9218a8ba59e4a81c58fe33d7f6

Policia e Shtetit përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka vlerësuar veprimin e nënkomisarit, Gjin Bushgjokaj në rrugën e Kombit.

Ditën e sotme ky i fundit i ka ardhur në ndihmë një qytetari nga Kosova, Adnan Arifi, i cili prej orësh të tëra ka qendruar në korsinë e emergjencës, pasi i ishte çarë goma e automjetit, me të cilin udhëtonte bashke me familjen.

Teksa, askush nuk kishte ndaluar për t’i ardhur në ndihmë, për një moment ndalon një makinë policie, dhe ishte nënkomisari Gjin Bushgjokaj që e ndihmoi, madje i pagoi edhe shpenzimet e gomistit.

Ndërkohë, ky veprim është vlerësuar nga ana e Policisë së Shtetit.

‘Veprime të tilla nderojnë gjithë organizatën e Policisë dhe përmirësojnë imazhin e saj në sytë e vizitorëve, turistëve dhe pushuesve që frekuentojnë vendin tonë. Faleminderit Gjin!!!

Faleminderit dhe JU qytetarë që i vlerësoni me mirënjohje sjellje të tilla dhe inkurajoni për më të mirën!!!’, përfunon mesazhi i policisë.

Më shumë

spot_img