Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

I burgosuri u vetëvar në qeli, avokati zbulon kërkesën e tij para se të kryente aktin e rëndë dhe akuzon gjyqtaren e Elbasanit: Vuajti 18 vjet, i kishin mbetur edhe 2

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e40610752ff22ebb26b716bdc395da8a

Ditën e djeshme një ngajrje e rëndë ndodhi në burgun e Peqinit, ku i dënuari Gjergji Selimi u gjet i vetëvarur në qelinë e tij.

Ai ishte dënuar me 20 vite burg për vrasje, ndërkohë që i kishin mbetur edhe dy vite nga shlyerja e dënimit.

Avokati i tij Kujtim Cakrani me anë të një postimi në rrjetet sociale ka akuzuar gjyqtaren e Elbasanit si përgjegjëse për këtë akt të rëndë, pasi 1 muaj më parë ajo kishte refuzuar kërkesëne tij për lirim me kusht.

Ndërkohë për Fax News ai ka treguar se viktima i kishte kërkuar takim për t’i treguar një shqetësim që kishte, por i burgosuri ka kryer aktin e rëndë dhe nuk ka mundur të takohet me avokatin.

“Dje në ambientet e Burgut Sigurisë lartë IEVP Peqin, i dënuari Gjergji Selimi, kryeu aktin e “vetëvarjes” (sipas autoriteteve)!?

Të ndjerin përveç se e kisha shok por isha edhe përfaqësuesi tij ligjor.

Gjergji Selimaj kishte vuajtur plot 18 vite burg dhe i kishin mbetur akoma dhe 2 (dy) vite.

Pa asnjë dyshim për këtë akt vetëvrasje ka përgjegjësi gjyqtarja e Gjykatës Elbasan e cila vetëm 1 (një) muaj më parë refuzoi të shqyrtonte kërkesën e tij të bazuar në ligj për lirimin me kushtë!?

Kjo gjyqtare është e akuzuara e parë që me vendimin e saj çoi të ndjerin Gjergji Selimaj në vetëvrasje”, shkruan avokati.

Screenshot_3.png

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img