Hapësire reklamuese

Rajoni

I bllokuar prej mëngjesit për shkak të protestave, kryetari i Leposaviqit do e kalojë natën në zyrë

Shkruar nga Newsbomb
I bllokuar prej mëngjesit për shkak të protestave, kryetari i

Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi është ende i bllokuar në zyrën e tij.

Hetemi ka filluar punën në orën 6:30 të mëngjesit të së hënës dhe është ende në objekt, shkruan Klan Kosova.

Ai është bashkë me vëllain e tij dhe do t’a kalojë natën aty për shkak se situata jashtë vijon të jetë e tensionuar mes protestuesve serbë dhe forcave të KFOR.

Qytetarët serbë kanë vijuar protestën që në orët e para të mëngjesit e më pas një pjese e tyre u shpërnda nga forcat policore.

Situatë e njëjtë u paraqit edhe në komunat e Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Tensionet më të mëdha ishin në komunën e Zveçanit ku pas përplasjes së KFOR dhe protestuesve, mbetën të plagosur rreth 25 ushtarë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu