Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I bllokoi llogaritë një biznesi pa e njoftuar, "Krimi Ekonomik" prangos përmbaruesin privat në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
I bllokoi llogaritë një biznesi pa e njoftuar, "Krimi

Një 54 vjeçar me detyrë përmbarues privat në Tiranës, është arrestuar nga specialistët e "Krimit Ekonomik. Ky shtetas, kishte firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat, pa e njoftuar më parë atë.   

"Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Account", si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit:  

  • Fatos Alimadhi, 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. A., gjatë ushtrimit të funksionit si përmbarues privat, duke shpërdoruar detyrën, ka firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat, pa e njoftuar këtë subjekt. 

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit S. D., dhe P. Q., me detyrë përmbarues privat, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton Policia e Tiranës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll