Hapësire reklamuese

Aktualitet

I biri nga spitali drejt Italisë për të takuar Ronaldon; Manjola Cakoni, nëna, në spital përpiqet të marrë veten (HISTORIA)

Shkruar nga Newsbomb
Në foto: Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në spital te Manjola Cakoni

Manjola Cakoni është kjo që duket në foto sot. Eshtë vizituar paradite nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në spital.

Ende nuk mund ta lërë spitalin, pas plagosjes së rëndë nga tërmeti I 26 nëntorit, ku Manjola, ishte e mbijetuara e tërmetit që I mori bashkëshortin dhe vajzën 15 vjecare Drita.

Manjola nuk mund të ishte në varrimin e tyre. Madje, as nuk e mori vesh ceremoninë e varrimit. Sepse kjo do ta rëndonte shumë.

Djali i saj Alesio Cakoni, ka fituar zemrat e gjithë shqiptarëve duke u kthyer në një simbol të shpëtimit nga shembja e shtëpisë, kur vetë nga frika fëmija, “ka fluturuar” me gjithë gërmadhat nga kati i pestë. Edhe Alesio, Babin dhe Motrën nuk do ti shohë më.

Kur daja i Alesios i tha kryeministrit Rama se Alesio mbetet pa shtëpi kur të dalë nga spitali, kryeministri u përgjigj: “Alesio mund të vijë te shtëpia ime”.

Nëna Manjola po rikuperohet. Ogerta Manastirliu shkruan: Për fat të mirë Manjola po përmirësohet nga dita në ditë, me shpresën që të gjejë forcën të kapërcejë humbjen e madhe! Po kujdesemi për mamin e Alesios së vogël që shpëtoi për mrekulli nga tragjedia e Thumanës, që të jetë sa më shpejt me djalin e saj dhe të ringrihen më të fortë”.

79169412_449648949082837_3409189222446268416_n.jpg

Alesio Cakoni dhe kryeministri Rama

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll