Hapësire reklamuese

Aktualitet

I biri në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, babai i Ibrahim Licit shkon në SPAK

Shkruar nga Newsbomb

Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK.

Djali i tij është i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për disa krime të kryera në Shkodër. Në vitin 2022 u përfol se ishte arrestuar nga autoritetet në Stamboll, në Turqi.

Për mediat Lici i hodhi poshtë këto lajme, duke bërë me dije se ai është në gjendje të lirë dhe duke theksuar më tej se nuk ka lidhje me ekzekutimiin e Endri Mustafës në maj të 2021.

30 vjeçari është shprehur në atë kohë se për vrasjen e Mustafës ka dorëzuar kamerat e sigurisë në prokurori dhe se ishte shpallur në kërkim për tu marrë në pyetje.

Jam i lirë nuk jam arrestuar. Për vrasjen e Mustafës dorëzova kamerat e sigurisë në Prokurori. Kam qenë në Tiranë në momentin që ka ndodhur krimi. Jam shpallur në kërkim për tu marrë në pyetje”, teksa më tej ka shtuar se nuk ka patur asnjëherë konflikt me vëllezërit Bilali në Shkodër.

Ne foto: Ibrahim Lici Ne foto: Ibrahim Lici

30 vjeçari, djali i Mustafa Licit, dyshohet si autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Bilali në Shkodër, por edhe për bashkëpunim në ekzekutimin e Endri Mustafës në maj 2021.

Ai po ashtu është cilësuar nga Policia Shqiptare si një ndër personat më të rrezikshëm dhe qytetarëve u është kërkuar bashkëpunim, pasi foto dhe të dhënat e tij tashmë janë publike. Ibrahim Lici njihet dhe me nofkën “Fantazma”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese