Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

I biri mashtroi “çunat e kanabisit” në Angli, 47-vjeçari nën presion: Më kërkojnë 100 mijë paund ose ndryshe më vrasin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shtëpitë e barit në Britani të Madhe  dhe largimi i të rinjve shqiptarë është bërë një gjë e zakonshme tanimë, një mënyrë e lehtë për të siguruan para.

Mirëpo në kësi punësh të zeza, gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç duhet, dhe konfliktet janë të shpeshta, sidomos kur bëhet fjalë për vlera të mëdha. Një i ri i quajtur Kalvin Pjetri u largua nga Shqipëria në dhjetor 2020 drejt Britanisë së Madhe për të punuar në një shtëpi bari, shkruan T.CH.

Por sapo mbërriti atje, i riu u arratis dhe anëtarë të grupit në Shqipëri i kanë vendosur atij gjobë.

Çështja po hetohet sipas burimeve ekskluzive për gjobëvënie dhe kërcënim për jetën të shtetasit me iniciale B. P. që është i ati i minorenit. 47-vjeçari rrëfen se i kërkuan 100 mijë paund dhe se e kanë paralajmëruar se do ta vrasin kudo që ai të fshihet.

Sipas burimeve ky person është nga Hasi dhe më tej përveç kanosjes fizike e ka paralajmëruar “po u fshehe dhe në 7 planete, do të gjejmë dhe do ta vras duke bërtitur”.

47-vjeçari pranon se e nisi të birin me një pasaportë australiane. Disa persona tregojnë se si në datën 28 prill një person që është prezantuar si kuksiani e ka kërkuar 47-vjeçarin dhe më pas e ka kërcënuar me armë.

“Merre këtë numër dhe thuaji të më kontaktojë ka thënë shtetasi i identifikuar si S.C. pasi duhet të rregullohet me ne pasi djali na ka bërë dëme”. I ati tregon se i ishte lutur të birit ta linte punën e marijuanës pasi është shumë mirë nga ana ekonomike.

“Para një muaji tim bir e kapi policia angleze brenda në shtëpinë e marijuanës dhe e mbajtën vetëm një jave”, tha ai, por anëtarët e grupit të marijuanës kanë zbuluar se në të vërtetë i riu ishte arratisur.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img