Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

I biri dyshohet se ka vrarë dy të rinjtë e tjerë në Malësinë e Madhe, flet babai i Danielit me lot në sy: Nuk kisha dijeni se djali merrej me drogë, mund t’i ketë vrarë në nevra e sipër

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

90cf07f6db7e18cf3c0517e1ddd94f11

Daniel Pepaj, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj prej tre ditësh rezultojnë të zhdukur, ndërsa dyshohet se janë vrarë në pyjet e fshatit Vrith të Malësisë së Madhe për parcelat me hashash.

Dyshohet se Daniel Pepaj 25 vjeç ka vrarë Klement Pepajn 21 vjeç dhe Vilsonin Çutajn 37 vjeç.

Babai i Danielit, Rrok Pepaj është shprehur se të shtunën djalin e tij e kanë dhunuar Klementi dhe Vilsoni me të vëllanë.

Ai është shprehur se nuk kishte asnjë dijeni se djali i tij merrej me të mbjella të lëndëve narkotike.

Ndërsa, për akzuat se djali i tij dyshohet se ka vrarë dy të tjerët është shprehur se nuk beson që djali i tij të ketë bërë diçka, ndërsa ka bërë thirrje se nëse e ka bërë të dorëzohet në polici.

“Këtë të shtunë, në datën 3 djalin tim e kanë dhunuar Klementi dhe Vilsoni me të vëllanë, dhe me një grup tjetër. Ngjarja që e kanë rrahur djalin ka ndodhur në Bajzë, e kanë futur në bagazhin e makinës, dhe kur kanë shkuar në mal nuk jam më në dijeni se çfarë ka ndodhur. Mendoj se kjo ka ndodhur për parcelat e drogës, ne nuk ia kemi ditur këtë gjë.

Nuk e di që të kenë pasur ndonjë debat tjetër, në asnjë mënyrë nuk do ia pranoja djalit këtë. Tani e mësova që është marrë me këtë punë, dhe që e kanë hetuar për këtë punë (te mbjellat me kanabis).

Unë nuk kam dijeni se e ka bërë djali im këtë, por mund ta ketë bërë në nerva e sipër nëse e kanë rrahur. Unë e dija se djali prej dy javësh ishte në punë në Malin e Zi. Ne djemtë nuk na kanë pyetur për asgjë, nëse djali im e ka bërë këtë punë, të shkojë dhe të dorëzohet në Polici. Mua më ka ardhur Policia natën, dhe iu kam thënë për të gjitha siç po ua them juve këtu, unë uroj që të gjithë të jenë gjallë”, shprehet mes lotësh Rrok Pepaj për ‘faxnews’.

Kujtojmë që tre ditë më parë janë zhdukur Daniel Pepaj, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, ndërsa dyshohet se janë vrarë në pyjet e fshatit Vrith të Malësisë së Madhe për parcelat me hashash.

Pasi familjarët e tre të rinjve kanë bërë kallëzim në Polici, në zonë kanë shkuar forca dhe efektivë të shumtë, të cilët po krehin zonën dhe po kërkonte tre të zhdukurit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img