Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

I biri akuzohet për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka, flet babai i Marjan Kolës: Djali im është i pafajshëm, ishte në Kosovë kur ndodhi ngjarja

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Babai i Marjan Kolës,i cilit akuzohet për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka në mes të Shkodrës, mbrëmjen e 29 Nëntorit, është shprehur se djali i tij s’ka lidhje me ngjarjen.

Para gazetarëve ai tha se djali kishte shkruar në Kosovë për të blerë rroba dhe se nuk kishte asnjë lidhje.

Babai tha se policia mund të kontrolloj mjetin e të riut, që sipas tij ka ende brenda rrobat. Në lidhje me autorin tjetër të akuzuar për vrasjen Kristjan Kelmendi, babai i Marjan Kolës tha se djali me të ishin shokë.

Ai tha se djali është i pafajshëm teksa kërkon drejtësi nga shteti.

“Kërkojmë drejtësi se e kam djalin të pafajshëm. Shteti të marrë masa. Kërkoj drejtësi. Ata s’kanë prova dhe më kapin djalin. Unë jam familje dëshmori. Djali ka qenë në Kosovë kur ka ndodhur ngjarja. Ka ikur në Kosovë më 28 dhe 29. Janë prova.

Ata janë shok me atë tjetër, s’kanë asnjë lidhje me atë tjetrin, janë thjesht shokë. Viktimën nuk e njohim s’kemi pasur asnjë lidhje. Meshkujt e mi nuk janë marrë asnjëherë me këtë punë.  Unë jam shumë i dëshpëruar.

Marjani kishte shkuar në Kosove për qef, i ka në makinë rrobat dhe faturat. Ngjarja ka qenë me 29 në mbrëmje, kurse ai ka qenë në Kosovë. Dua drejtësi”tha babai i rë riut.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img