Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
0kmh
75 %
Die
12 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

“I bindur për suksesin e PL”, Meta: Tirana më e lehta për tu fituar nëse opozita nuk vonohet, duam 20 këshilltarë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh se presidenti Bajram Begaj duhet të shpallë sa më shpejt dekretin për të ditur ditën e saktë të zgjedhjeve.

I bindur për fitoren e opozitës, Meta u shpreh se në këto zgjedhje do të vendoset pluralizmi politik dhe një ndër objektivat e Partië së Lirisë është Bashkia e Tiranës.

Meta tha se ata duan që në këtë bashki të arrijnë të kenë 20 këshilltarë siç kanë qenë dikur për të qenë mbrojtës së qytetarëve, që kushdo të jetë kryetar, qytetarët të kenë një vend ku të trokasin.

Gjithashtu, ish-presidenti theksoi se Tirana është një ndër bashkitë më të lehta për tu fituar, nëse opozita bëhet bashkë dhe nuk vonohet.

“Tani Tirana e ka përballjen e vet dhe Tirana është qendra e Shqipërisë. Mua Tirana më duket bashkia më e lehtë nëse opozita nuk vonohet. Nëqoftëse ndryshimi nuk fillon nga Tirana, mund të bëj një pyetje tjetër: Nga do të fillojë? Këtu përballë jush është një politikan i cili nuk ka bërë pak për Tiranën, parku Rinia ishte një vendim që se merrte askush përveç Ilir Metës. E kam marrë bam, do prishet dhe kaq”, tha Meta.

Pjesë nga fjala e Ilir Metës:

Së pari do të ketë një ballafaqim të drejtpërdrejtë. Zgjedhjet sa më parë të shpallet dekreti të dihet dita e zgjedhjeve dhe mundësia më e afërt për zgjedhjet. Vetë ballafaqimi është një risi, unë jam i ndërgjegjshëm shkojmë përballë me regjimin e Edi Ramës, jo vetëm me Edi Rsmën se ai vetë është askushi.

Në këto zgjedhje e para do të vendoset prulalizmi politik. E dyta unë jam optimist për fitoren e opozitës, por nuk mund të flas në emër të të gjithëve por mund të garoj që PL ka fitoren e opozitës, jo vetëm suksesin e partisë sepse ky sukses është i padiskutueshëm. Objektivi ynë është të kemi në Këshillin e Tiranës 20 këshilltarë siç kanë qenë dikur, të jenë mbrojtës së qytetarëve, që kushdo të jetë kryetar, qytetarët të jenë Zot aty të ketë ku të trokasë. Kjo ështën ë Tiranë, kjo është në Durrës, kjo është në të gjithë vendin.

Tani Tirana e ka përballjen e vet dhe Tirana është qendra e Shqipërisë. Mua Tirana më duket bashkia më e lehtë nëse opozita nuk vonohet. Nëqoftëse ndryshimi nuk fillon nga Tirana, mund të bëj një pyetje tjetër: Nga do të fillojë? Këtu përballë jush është një politikan i cili nuk ka bërë pak për Tiranën, parku Rinia ishte një vendim që se merrte askush përveç Ilir Metës. E kam marrë bam, do prishet dhe kaq

Më shumë




spot_img








spot_img