Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

I bënte karshillëk policisë, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar, Fjolla Morina mbyll rrjetet sociale

Shkruar nga Newsbomb
I bënte karshillëk policisë, pas shpalljes në kërkim

Prokuroria e Kukësit ditën e djeshme e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar këngëtaren Fjolla Morina, e cila është dënuar me 6 vite burg me akuzën për “trafik të armëve dhe municionit”.

Pas vendimit për shpalljen në kërkim ndërkombëtar, Fjolla Morina ka mbyllur të gjitha rrjetet sociale, duke u munduar kështu që të “fshehë gjurmët” se ku ndodhet. Këngëtarja ishte shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku shpesh ndante foto nga jeta e saj e përditshme

Fjolla edhe pse ishte në arrati, ajo i bënte “karshillëk” policisë duke udhëtuar në Dubai dhe vende të tjera. Madje në arrati ajo ka kurorëzuar edhe dashurinë me biznesmenin Fisnik Syla.

Kujtojmë që këngëtarja u arrestua kohë më parë në doganën e Morinës me dy armë me vetë. Për të u vendos masa arrest me burg, ku këngëtarja po qëndronte në Kukës, por më pas u arratis në drejtim të paditur.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll