Hapësire reklamuese

Aktualitet

“I bekuar me ty”, ky është 26-vjeçari Kliton Pira që vrau me thikë 31- vjeçaren nga Gana, prej muajsh në një lidhje dashurie (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Pak pas krimit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, zbardhen detaje për ngjarjen dhe identitetin e dy personave që humbën jetën.

Personat në foton e siguruar nga Neës Bomb.al janë pikërisht dy viktimat Kliton Pira 26 vjeç dhe shtetasja e huaj Jaësackie Jaboah 31vjeç me të cilën i riu kishte një lidhje dashurie prej muajsh.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë, ku 26 -vjeçari Kliton Pira u konfliktua me 31-vjeçaren Jawsackie Jaboah nga Gana, në banesën e marrë me qira.

Sipas burimeve nga Policia i riu ka goditur me thikë shtetasen e huaj dhe më pas është hedhur nga kati i 8-të, ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Ndërkohë 31-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka arritur dot t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

“I bekuar me ty”, “Falenderoj Zotin cdo dite qe te solli ne jeten time dhe te dua shume Bukuroshe”, janë disa nga dedikimet që 26-vjeçari i bënte vajzës nga Gana.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, ndërsa policia është duke vijuar hetimet për zbradhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese