Hapësire reklamuese

Politikë

I ati u shpall “non grata”, Basha reagon pas mospërjashtimit të Ornaldo Rakipit: Rama iu bë mburojë

Shkruar nga Newsbomb
I ati u shpall “non grata”, Basha reagon pas mospërjashtimit

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas mospërjashtmit të deputetit socialist Orlando Rakipi nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se kryeministir Edi Rama po bëhet mburojë e “non gratave” pasi pa ta nuk qëndron dot në pushtet.

Sipas Bashës, Aqif Rakipi në zgjedhjet e 25 prillit ka blerë vota për Partinë Socialiste, prandaj dhe Rama po mbron djalin  dhe ortakët e tij, pasi pa ta nuk do të ishte në pushtet.

“Edi Rama është mburoja e non gratave sepse pa ta ai nuk qëndron dot në pushtet. Pa ta nuk bën dot afera si ato të inceneratorëve, pa ta nuk ndan dot administratën si plaçkë, pa ta nuk e shpërndan dot buxhetin e shtetit sipas orekseve të të babëziturve që përdor për të shkatërruar zgjedhjet.

Këto fakte të njohura nga çdo shqiptar pasqyrohen edhe në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe motivet e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara.

Pyetja që shtrohet sot është: për kë bleu vota Aqif Rakipi dhe krimi i organizuar në 25 prill?

Edi Rama e di përgjigjen e kësaj pyetje, prandaj po mbron ortakët e tij në këtë krim zgjedhor, pa të cilët nuk do të ishte në pushtet.

Sot, për qytetarët shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë, është më e qartë se kurrë se kush do një Shqipëri të pastër nga korrupsioni dhe politikanët e lidhur me krimin, dhe kush do që asgjë të mos ndryshojë në këtë vend dhe që ata që e kanë shpopulluar dhe varfëruar Shqipërinë, të pasurohen edhe më shumë në kurriz të shumicës së ndershme të shqiptarëve”, shkruan Basha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.