Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

I ati me Covid, Ledio Lako rrëfen ditët e tmerrit: I thashë mos vdis...

Shkruar nga Newsbomb
I ati me Covid, Ledio Lako rrëfen ditët e tmerrit: I thashë mos

Aktori i njohur, Ledio Lako ka rrëfyer një etapë shumë të vështirë të jetës së tij. Në një intervistë për “S’e luan Topi”, aktori shumë i dashur për publikun ka tregyar momentet e vështira që ka kaluar me babain e tij gjatë Covid -19.

Mes emocionesh të forta dhe lot, Ledio ka zbuluar se i ati u infektua nga Covid dhe për një moment mendoi se e humbi. Madje, aktori ka rrëfyer dhe një bisedë që kishte zhvilluar me doktorët të cilët i kishin thënë që “është në duar të Zotit”, gjithashtu dhe një bisedë me të atin, në momentet e tij më kritike.

“Me thënë të drejtën mendova se e humba. Mjekët më thanë që ‘është në dorë të Zotit’. Unë e çova me urgjencë në spital dhe atë ditë kisha shfaqje dhe i bëra një video i thashë “ të dua gjallë”. Më tha vetëm “do mundohem”. Ato ishin ditët më të vështira të jetës, dhe më vjen çudi me ata njerëzit  që thoshin“ça Covid more”. I thashë mos vdis, mos na lërë, unë do vazhdoj zanatin. Ik pa merak se do ia dal, më tha”, tregon Ledio Lako.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese