Një nga personat i cili s’ka ndaluar deklaratat dhe sulmet ndaj Naim Murselit, është analisti Milaim Zeka. Nëpër studio televizive e rrjetet sociale Zeka herë pas here ka postuar fakte tronditëse madje dhe biseda nga shqiptarë të diasporës të cilëve Murseli u kërkonte para borxh.
Së fundmi, ka qenë babai i Naimit, Shaban Murseli, i cili ka treguar se ka qenë pikërisht Milaim Zeka ai i cili përmes shantazhit i ka kërkuar 33-vjeçarit që t’i kërkonte para Behgjet Pacollit në emër të tij.
“Një mbrëmje më tregon Naimi, më thotë Milaim Zeka më ka kontaktu edhe tha “thuaj Behgjet Pacollit që e kam një skandal për ty. Nëse m’i jep 100 mijë euro, nuk e publikoj, nëse s’mi jep, do ta publikoj.
Edhe Naimi i ka thënë ‘shpordhu nga këtu se, çka të kesh publikoj se 100 mijë euro s’ki me i marrë kurrë’… Ka ndodh në 2019-tën”, tha Murseli.
Kujtojmë se ditën e djeshme Milaim Zeka publikoi mesazhet ku sipas tij Naim Murseli i kërkonte para borxh një shtetasi. Madje në një pjesë të bisedës së publikuar nga vetë gazetari Naimi tregonte se Behgjet Pacolli i kishte dhënë hua 30 mijë euro.
Sa i përket dekalratave të dhëna nga Shaban Murseli, Zeka tha se ai po tenton të nxjerrë djalin e tij të pafajshëm, pavarësisht se mediat në Kosovë dhe Shqipëri raportojnë se 33-vjeçari ka pranuar krimin.
LEXO EDHE: Milaim Zeka publikon mesazhet: Naim Murseli thotë se Pacolli i ka dhënë 30 mijë euro