Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

I ati humbi betejën me kancerin, përlot Ronaldo: 1 vit pa ty babi, uroj që...

Shkruar nga Newsbomb

1 vit që gazetari dhe moderatori Ronaldo Sharka nuk ka pranë vetes të shtrenjtin e tij, të atin. Ditët, muajt kanë kaluar shumë shpejt që kur ai mbylli sytë përgjithmonë, por dhimbja dhe malli te të afërmit veçse është shtuar.

Ronaldo e ka kujtuar mëngjesin e kësaj të premte duke shkëputur një nga momentet më emocionuese që ata patën. Ky moment u fotografua dhe u përjetësua në Big Brother Vip, ku i ati e suprizoi teksa Ronaldo ishte banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Krah fotos, moderator ka shkruar dhe disa fjalë prekëse ku uron që të jetë i qetë aty në qiell.

“1 Vit pa ty bab! Uroj të jesh i qetë atje sipër. Herë më duke si një dekadë e herë sikur të ishe larguar nga kjo botë pak ditë më parë, e herë sikur ende mes nesh. Thonë se njeriu mësohet me dhimbjen, por kurrë me mallin. Ai veç shtohet. Ju falenderoj të gjithëve të cilët më keni qëndruar pranë në të gjitha format në këto 12 muaj të vështira për mua dhe familjen tij. Qofsh gjithmonë në kujtimet tona!”, shkruan Sharka.

I ati i Ronaldo Sharkës humbi betejën me kancerin. Ndonëse, luftoi fort ai nuk arriti të fitonte kundër sëmundjes së mallkuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese