Ylli i Bayern Munich, Franck Ribery, mendon se është e pamundur të fitohet Topi i Artë për derisa Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të jenë pjesë e futbollit. Francezi mendon se ky çmim është politik nga ana e FIFA.
“Për aq kohë sa do të jenë Ronaldo dhe Messi, lojtari i tretë që nominohet duhet ta kuptojë se nuk ka shanse ta fitoje këtë çmim”, ka deklaruar ish-lojtari i prfaqesueses se Frances.
“Është e njëjta histori përsëritet çdo vit. Unë nuk e di se çfarë duhet të arrijë një lojtar që ta fitojë këtë çmim. Edhe triumfi në Botëror sic duket nuk mjafton”, ka theksuar ai. ” Neuer ka qenë portieri më i mirë në botë për dy ose tre vjet me radhe. Ai fitoi trofe me Bayernin, fitoi Kupën e Botës dhe ishte portieri më i mirë në Brazil 2014. Me sa duket, kjo nuk mjafton. Unë thjesht nuk e kuptoj këtë. Kjo është vetëm politikë për mua”, eshte shprehur Ribery.
Francezi Franck Ribery ishte finalist për Topin e Artë vitin e kaluar, por çmimin e fitoi Cristiano Ronaldo, i cili edhe këtë vit mori këtë çmim.