Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
3.1kmh
40 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
12 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

I arrestuar për korrupsion, KPK shkarkon prokurorin e Sarandës Sali Hasa: Kishte probleme me pasurinë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka shpallur vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Sali Hasa. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm gjatë shpalljes së vendimit.

KPK pasi shqyrtoi dokumentacionin e dërguar nga institucionet kompetente, vendosi shkarkimin e Hasës pasi rezultonte se kishte probleme me pasurinë.

Hasa u prangos më 10 qershor 2021 për korrupsion, pasi nga hetimet e SPAK rezulton se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel.

Së bashku me të u arrestuan dhe oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Napolon Hodaj, arbitri i ndeshjeve të futbollit Qerim Ruçi si dhe dy “sekserët” Julian Zera dhe Emiljano Mirani.

Ndër provat materiale të siguruara nga SPAK që çuan në pranga këtë grup të strukturuar kriminal, ishin disa përgjime, pamje filmike dhe vëzhgime në terren të të dyshuarve për disa javë. Atyre u sekuestruan telefonat celularë, si dhe ju është kryer kontroll banesë, ndërsa prokurorit Hasa iu sekuestrua edhe kompjuteri i zyrës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img