Disa pamje të reja të së penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, janë bërë publike. Në fotot e siguruara nga “Ora News”, bashkëpuntori i SPAK shihet teksa përdor armatim modern si kallanikov, pistoletë izraelite “BUL M-5”, “Glock” austriake dhe deri tek “TT”.
Këto pamje janë filmuar mes datave 28 dhe 29 mars, vetëm një ditë para se Dumani dhe Henrik Hoxhaj të udhëtonin drejt Elbasanit me qëllim vrasjen e Kastriot Kilës alias “Otin e Elbasanit”.
Gjatë hetimeve është zbuluar një tjetër video ku Dumani shihet teksa gjuan me kallash të pajisur me silenciator, dylbi optike dhe qytë të shkurtër.
Sipas Ora News, referuar dosjes së SPAK në pamjet e siguruara nga hetuesit Dumani kryen manovra, duke improvizuar një sulm me armë, dhe kryen qitje boshe.
Ndërkohë më tej dëgjohet një person i tretë ende i paidentifikuar nga SPAK, duke i thënë Nuredin Dumanit, që të ulte dorezën e automatikut.
E teksa Dumani provon armët, në sekondën e 23 të videos dëgjohet një zë, i cili ngjason me zërin e Henrik Hoxhaj duke thënë: “…E ç’na q…u dhe “…mos e mbush…”.
Më tej dëgjohet sërish zëri i personit të tretë i cili i thotë Dumanit: Mos e mbush armën.
[gallery link="none" size="full" td_select_gallery_slide="slide" td_gallery_title_input="Armatimi i Dumani dhe pamjet ku i penduari i drejesise shihet teksa gjuan me kallashnikov © Credits Oranews" ids="737574,737575,737576,737577,737578,737579,737580,737581,737582"]
Ditën e djeshme u bë me dije se Nuredin Dumani i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme që t’i mundësojë një takim special në qelinë e tij. Personi që dëshmoi para prokurorëve të SPAK dhjetëra ngjarje kriminale për të cilat kishte dijeni dhe ato ku kishte marrë pjesë, ka kërkuar që të takojë një pastor.
LEXO LAJMIN: Nuredin Dumani i kërkon SPAK takim special në qeli