Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
2.6kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
22 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

I armatosur do kryente ‘një ngjarje të mundshme kriminale’, arrestohet 43-vjeçari (DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 43-vjeçar është arrestuar nga blutë e Shkodrës teksa qarkullonte i armatosur me pistoletë.

Sipas policisë ka dyshime se personi “mund të jetë përfshirë në një ngjarje të mundshme kriminale”.

Ai u arrestua gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në lagjen “Kongresi i Përmetit” dhe gjatë kontrollit iu gjet pistoleta si dhe 30 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shkodrës parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale.

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri në brez, me fishek në fole gati për qitje, vihet në pranga 43-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe 30 fishekë luftarak.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave “Për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për festat e fundvitit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri” strukturat e Policisë së DVP Shkodër kanë shtuar prezencën e shërbimeve policore në territor duke ushtruar kontrolle të befasishme, bazuar këto edhe në informacionet e marra nga qytetarët.

Si rezultat i këtyre kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në brez, në rrugën “Isuf Sokoli”, të lagjes “Kongresi i Përmetit”, të qytetit Shkodër, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” të DVP Shkodër, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë bërë të mundur lokalizimin, identifikimin dhe bllokimin e shtetasit të dyshuar, konkretisht:

K., 43 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti këtij shtetasi në brez një armë zjarri pistoletë, me një fishek në fole gati për qitje dhe 29 fishekë të tjerë të vendosur në dy krehra. Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, qëllimit të qarkullimit me pistoletë me fishek në gojë, pasi nga të dhënat e marra në rrugë operative dyshohet për përfshirje në një ngjarje të mundshme kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, në ngarkim të shtetasit E. K., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img