Hapësire reklamuese

Aktualitet

I apasionuar pas shpejtësisë, ja çfarë publikonte në Tik Tok 20 vjeçari që ndërroi jetë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
I apasionuar pas shpejtësisë, ja çfarë publikonte në

Klevis Ruçaj, shoferi 20 vjeçar i Audit A8 që shkaktoi aksidentin mbrëmjen e sotme në Tiranë, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. Pas disa orësh nën kujdesin e mjekëve, i riu ka mbyllur sytë përgjithmonë, duke mos u mbijetuar dot plagëve.

Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, Ruçaj shihet se ka qenë i apasionuar pas shpejtësisë dhe lëvizte përherë me mjete të shpejta. Më poshtë, janë disa nga videot që ai vetë ka publikuar në llogarinë në Tik Tok.

Audi luksoz model A8 ka dalë nga rruga, ka çarë hekurat e rrethrrotullimit pranë TEG dhe ka rënë në autostradën poshtë tij, ku ka aksidentuar një mjet tjetër. Tre personat që ndodheshin në të janë plagosur dhe ndodhen në spital.

Kurse Klevis Ruçaj dhe dy pasagjeret vajza që ai kishte në makinën e tij, kanë ndërruar jetë. Duke qenë se makina është shkatërruar plotësisht dhe është shtypur nga përplasja e fuqishme, dy vajzat janë ende të paidentifikuara dhe Policia nuk ka dalë me njoftim zyrtar.

@klevrucaj #fyp #capcut #viral ♬ Originalton - LA LOCO

@klevrucaj #fyp ♬ original sound - ?

@klevrucaj ?#fyp ♬ original sound - ???????

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese