Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

I apasionuar pas kuajve, makinave luksoze dhe motorave; FOTO: Ky është 32 vjeçari i vrarë te Livadhet në Shkodër, familja e kërkonte prej 3 ditësh

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Personi që shikoni në foton e mësipërme është Endri Mustafa, 32 vjeçari i gjetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Shkodër. I riu prej tre ditësh ishte denoncuar si i zhukur dhe familja e kërkonte.

Ky shtetas është i njohur për Policinë e Shkodrës, për vjedhje me dhunë dhe plagosje.Një rastësi e çuditshme por edhe operacioni i zhvilluar në vitin 2016 ku u arrestua Endri Mustafa, është koduar nga Policia si operacioni “Livadhet”.

Në atë kohë, ky shtetas bashkë me persona të tjerë kanë grabitur në mes të rrugës dy persona të tjerë. Ndërkohë, nga një vëzhdim në rrjetet sociale shihet se Mustafa ka qenë i apasionuar pas garave me kuaj, makinave luksoze dhe motorave.

Në foton e profilit, ai shfaqet duke drejtuar një mjet luksoz tip Maserati.

 Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është  gjetur i pajetë shtetasi E. M., 32 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Në  lidhje me  ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img