Hapësire reklamuese

Aktualitet

I akuzuar për vrasjen e Vajdin Lajmat dhe Klodian Saliut, Kosova lejon ekstradimin e Indrit Taullait; Asnjë përgjigje nga Dubai për kunatin e Lul Berishës

Shkruar nga Newsbomb
Indrit Taullai

Autoritetet e Drejtësisë në Kosovë kanë pranuar kërkesën e homologëve shqiptarë, për ekstradimin në Shqipëri të Indrit Taullait.

Taullai u ndalua në Kosovë pak kohë më parë, pasi SPAK në Shqipëri kishte lëshuar urdhër-arresti për të, pas zbardhjes së vrasjes së Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, ngjarje të ndodhura vite më parë.

Nën akuzë për këto dy vrasje janë Luftar Reçi (i penduari i drejtësisë), Lulzim Berisha, Emiljano Shullazi, Plarent Dervishaj, Indrit Taullai dhe Viktor Ymeri.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetërin, 15 vite më parë kanë organizuar dhe më pas kanë vrarë Vajdin Lamajn dhe Klodian Saliun. Dëshmia e Luftar Reçit për Policinë dhe Prokurorinë ka bërë që këto ngjarje të zbardhen dhe të akuzuarit të dalin para drejtësisë.

Ndërkohë, pak kohë më parë në Dubai është arrestuar pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Shqipëria, Plaurent Dervishaj, kunati i Lul Berishës, i përfshirë gjithashtu në dy vrasjet e sipërpërmendura. Deri tani nuk ka asnjë përgjigje nga autoritetet atje për ekstradimin e Dervishajt.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu