Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

I akuzuar për vrasjen e Vajdin Lajmat dhe Klodian Saliut, GJKKO lë në burg Indrit Taullain, dje u ekstradua nga Kosova

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

af7f7d4e3a5bb17e404dde39c6a75312

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), lë në burg 46 vjeçarin Indrit Taullai, i akuzuar për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut. Dje, Taullai u ekstradua nga Kosova, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK.

Indrit Taullai akuzohet nga SPAK për vrasjen e Klodjan Saliut dhe si organizator për eksekutimin e Vajdin Lamaj, ngjarje të ndodhura në 26 dhe 27 shkurt të 2005. Nën akuzë për këto dy vrasje janë dhe Luftar Reçi (i penduari i drejtësisë), Lulzim Berisha, Emiljano Shullazi, Plarent Dervishaj dhe Viktor Ymeri.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetërin, 15 vite më parë kanë organizuar dhe më pas kanë vrarë Vajdin Lamajn dhe Klodian Saliun. Dëshmia e Luftar Reçit për Policinë dhe Prokurorinë ka bërë që këto ngjarje të zbardhen dhe të akuzuarit të dalin para drejtësisë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img