Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Maltë, gjykata lë në burg 27 vjeçarin shqiptar, i refuzoi lirinë me kusht

Shkruar nga Newsbomb
I akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Maltë, gjykata lë

Një gjykatë peale në Maltë ka lënë në burg shqiptarin Daniel Muka, i cili akuzohet për një vrasje të dyfishtë në ndodhur në Sliema.

Mediet e huaja raportojnë se gjykata tha të mërkurën se shqyrtoi disa faktorë përpara se të refuzonte kërkesën për “lirim me kusht” nga shqiptari Muka.

Kërkesa e Mukës për lirim me kusht u depozitua nga avokatët Alfred Abela dhe Rene ‘Darmanin, të cilët sollën gjithashtu dy dëshmitarë  që u shprehën të gatshëm t’i ofronin të akuzuarit strehim dhe punësim.

27-vjeçari është një nga tre të arrestuarit për vrasjen e Christian Pandolfino dhe Ivor Maciejoëski, një krim ky i ndodhur në shtëpinë e tyre në Locker Street në 18 gusht 2020.

Hetuesit besojnë se ngjarja vrasja ndodhi gjatë një tentative grabitjeje.

Muka u arrestua disa ditë më vonë, ndërsa hetuesit kanë ndarë proceset për dy të arrestuarit e tjerë, maqedonasin Viktor Dragomanski dhe shtetasin danezi Jesper Kristiansen.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll