Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

I akuzuar për vrasjen e 19-vjeçarit, Roxhers Demirazi VETËDORËZOHET në policinë e Korçës, pritet ekstradimi i tij drejt Greqisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Është dorëzuar në policinë e Korçës 20-vjeçari shqiptar Roxhers Demirazi që akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e 19-vjeçarit, Alkis Kamponos në Selanik.

I riu u arratis nga Greqia drejt Shqipërisë 24 orë pas ngjarjes së rëndë dhe u strehua tek familjarët e tij në Korçë.

Por pasi autoritetet greke e shpallën në kërkim ndërkombëtar 20-vjeçari ka vendosur të vetëdorëzohet në policinë e Korçës.

Tashmë janë duke u zhvilluar procedurat për ekstradimin e tij në Greqi. Ishte avokati i tij Paraskevas Spyratos, që në mëngjes tha për mediat greke se Roxhers Demirazi do të dorëzohet në polici dhe se do të pranojë të ekstradohet në Greqi për të dhënë shpjegime në lidhje me rolin e tij në vrasjen e 19-vjeçarit.

Kujtojmë që ngë grup tifozësh sulmuan një 19-vjeçar disa ditë më parë duke i shkaktuar vdekjen, 10 persona janë arrestuar në lidhje me këtë vrasje makabre, ndërsa 20-vjeçari shqiptar është i vetmi i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img