Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

I akuzuar për lidhje me NDRANGHETA-n, zbulohet lidhja e eurodeputetit italian me politikanin e rëndësishëm që kandidon në listat e PD-së (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Lorenzo Cesa dhe Nard Ndoka

Ish-eurodeputeti italian Lorenzo Cesa, i cili dha dorëheqjen 4 ditë më parë për shkak se u akuzua për lidhje me organizatën mafioze Ndrangheta, rezulton të ketë lidhje me një poltiikan të njohur shqiptar.

Bëhet fjalë për kryetarin e Partisë Demokristiane Nard Ndoka, i cili në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë në listën e Partisë Demokratike.

Nard Ndoka ka miqësi me Lorenzo Cesën dhe kjo konfirmohet edhe nga një foto e 27 majit 2014 e publikuar nga vetë kryedemokristiani, ku shihet se të dy janë në një takim mjaft të përzemërt.

“Uroj mikun tim Lorenzo Cesa për fitoren si eurodeputet, aktualisht sekretar i përgjithshëm i Unionit Demokristian Italian UDC”, shkruan Ndoka krah fotos.

Kujtojmë se ditën e sotme kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi në një komunikim për mediat se një politikan i djathtë është i lidhur me grupin mafioz italian “Ndrangheta” por nuk dha një emër konkret, ndaj mbetet të shihet nëse ky politikan është Nard Ndoka.

142906783_1194075594328872_5183250614184975320_n.jpg142314431_415342382900916_6366396260321398070_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll