Një ushtar 21 vjeçar rusk a pranuar fajësinë për krime lufte në Ukrainë. Vadim Shishimarin doli përpara gjyqit të parë për krimet e luftës që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.
Sipas Prokurorisë së Përgjithshme të Ukrainës, ai akuzohet për vrasjen e një civili 62-vjeçar të paarmatosur në rajonin Sumy.
Ai u shfaq i rrethuar nga ushtarët ukrainas, përkrah avokatit të tij mbrojtës, i cili bënte edhe rolin e përkthyesit. Në sallën e gjyqit ndodhet edhe familja e viktimës, e cila pritet të dëshmojë.
Pas deklarimit “fajtor”, gjykata vendosi që vendimi të shpallet nesër, pasi të jenë dëgjuar edhe disa dëshmitarë të tjerë.