Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

I akuzuar për falsifikim, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Mallakastrës

Shkruar nga Newsbomb
I akuzuar për falsifikim, SPAK kërkon 1 vit burg për

SPAK ka kërkuar 1 vit burg për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailajn. Ai akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Bëhet me dije se vetë Qerim Ismailaj nuk ka qenë prezent në këtë seancë gjyqësore, por pjesëmarrës ka qenë avokati i tij.

Vendimi përfundimtar për kryebashkiakun Qerim Ismailajn pritet të merret pas dy javësh.

Ai akuzohet se ka fshehur të dhënat e një dënimi në Greqi, para viteve 2000, në formularin e deklarimit për kryebashkiak.

Kujtojmë që kryebashkiaku i Mallakastrës u denoncua nga Partia Demokratike se nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit dënimin në Greqi. Vetë Qerim Ismailaj është shprehur se nuk kishte dijeni pasi nuk ka qenë asnjëherë në burg në Greqi dhe gjykatat atje kanë vendosur për të në mungesë.

Sipas Prokurorisë Speciale, shtetasi Qerim Ismailaj ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 190, paragrafi i parë i Kodit Penal, e për rrjedhojë, është marrë në cilësinë e të pandehurit.

Tashmë, pritet se çfarë vendimi do të marret për kryebashkiakun e Mallakastrës, disa muaj para zgjedhjeve të ardhshme lokale të 2023

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll