Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

I akuzuar për falsifikim formularësh, kalon për gjykim dosja e Kreshnik Hajdarit

Shkruar nga Newsbomb
I akuzuar për falsifikim formularësh, kalon për gjykim dosja e

Gjykata ka kaluar për gjykim kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarin. Gjatë seancës paraprake është pranuar edhe kërkesa e avokatit të tij për gjykim të shkurtuar.

Hajdari akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.

Në njoftimin e SPAK thuhet se ka rezultuar se shtetasi Kreshnik Hajdari, duke qenë kandidat për Kryetar i Bashkisë Kuçovë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvilluara me datë 30 qershor 2019, ka patur detyrimin ligjor dhe ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit (me datë 11.05.2019), të cilin e ka dorëzuar pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (protokolluar me nr.3222, datë 13.05.2019).

Në përmbajtjen e formularit të vetëdeklarimit, të datës 11.05.2019, subjekti deklarues, shtetasi Kreshnik Hajdari, ka pohuar se nuk ka qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj, për kryerjen e një vepre penale, si dhe nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj.

Po ashtu në zgjedhjet e 2023 sërish Hajdari në formularin e vetëdeklarimit  ka pohuar se nuk ka qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj, për kryerjen e një vepre penale, si dhe nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj.

Mirëpo e vërteta është se Hajdari është i dënuar nga shteti grek me dënim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Janinë. Hajdari me 4 muaj burg, dënim i cili është konvertuar në gjobë me vlerën e 1500 dhrahmive, vendim i marrë më 23 qershor të vitit 1999.

Hajdari, gjatë momenteve të vështira që po kalonte vendin, si shumë shqiptarë të tjerë ka tentuar të emigrojë ilegalisht në Greqi, por është kapur dhe dënuar nga gjykata në Janinë, në atë kohë së bashku me 18 persona të tjerë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese