Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
27 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

I akuzuar për abuzim me tenderin e RTSH, Gjykata e Posaçme lë në burg Thoma Gëllçin, avokati: Do ta apelojmë vendimin!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), lë në burg ish-drejtorin e RTSH Thoma Gëllçi. Vendimi është dhënë pak minuta më parë.

Togat e zeza e kanë lënë në burg Gëllçin pasi sipas tyre, ai mund të largohet nga Shqipëria ose të prishë provat nëse lirohet.

Ndërkohë, avokati Dorian Matlia ka folur pas këtij vendimi dhe është shprehur se ata do t’i drejtohen Gjykatës së Posaçme të Apelit, për të prishur këtë vendim të dhënë sot nga shkalla e parë.

“Nuk ka lidhje me përzgjedhjen. Hetimi për këtë tender ka filluar në vitin 2019, një nga pikat e padisë është detyrimi I RTSH për të hapur garën. Shpërdorimi i detyrës nuk hetohet nga SPAK, por nga Prokuroria e Tiranës.

Gjykata ka thënë se ai mund të ndikojë tek prova dhe ai mund të largohet jashtë shtetit. Është sekuestruar gjithë dosja e tenderit, nuk ka më asnjë dokument se cfarë mund të manipulohet. Kemi dorëzuar dosjen. Do t’i drejtohemi Apelit për të ankimuar vendimin”, u shpreh avokati Matlia.

SPAK e akuzon Gëllçin për “Shpërdorim detyre”, për shkak të shkeljes së barazisë në tendera. Bëhet fjalë për tenderin e blerjeve të pajisjve të kanalit RTSH Agro me vlerë prej limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh) në nëntor të vitit 2018.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img