Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

I akuzuar për abuzim me tenderin e RTSH, flet avokati: Thoma Gëllçi nuk ka kryer shkelje, SPAK dhe Prokuroria duan ta bëjnë çështjen të bujshme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dorian Matlia, avokati i ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk mund të akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas tij çështja e Gëllçit nuk ka të bëjë me procedura prokurorimi.

Ai theksoi se Prokuroria ka marrë në dorë një çështje që nuk i takon, ndërsa shton se SPAK dhe Prokuroria po e hetojnë së bashku për t’i dhënë efekt të bujshëm çështjes së Thoma Gëllçit.

Avokati: Kjo është çështje kompetence, një organ i ka qarta detyrimet. Nuk mund të jetë prokuroria e posaçme për këtë vepër penale. Dua të sqaroj disa gjëra. Gëllci nuk është i akuzuar për asgjë që ka të bëjë me procedura prokurorimi. Në të gjithë rastet e tenderave zhvillohen nga prokurorimi dhe në asnjë rast ai nuk mund të jetë pjesë e prokurimit. Akuza e vetme është vetëm me lidhje me afatin kontraktor, nuk ka lidhje me procedurat e prokurorimit publik. Prokuroria ka marrë në dorë një cështje që nuk i takon. Shpërdorimi i detyrës nuk hetohet nga SPAK. Ata po e hetojnë bashkë që t’i japin efekt të bujshëm kësaj çështje. Nëse ka faj apo jo Gëllçi duhet ta hetojë Prokuroria e Tiranës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img