
Rasti i vdekjes së kundërshtarit të Putinit është marrë si pikë referimi nga Prokuroria, për të mos lejuar ekstradimin e rusit, i njohur me nofkën Vasia Bandit.
Lidhur me vendimin e marrë Gjykata e Apelit do të shprehet më 4 mars, duke i dhënë një përgjigje shteruese kërkesave të mbrojtjes së Igor Kokunov edhe të prokurorit të Apelit. Ky i fundit ka kërkuar detaje nga Ministria e Drejtësisë për qartësimin e marrëdhënieve që ka Shqipëria dhe Rusia për ekstradimet, duke pasur parasysh edhe raportit diplomatik të acaruar në këto vitet e fundit.
Sakaq , avokatët mbrojtës së Igor Kokunov këmbëngulin se jeta e klientit të tyre është në rrezik nesë ekstradohet në Rusi, pasi mund ta pres i njëti fat si Alexei Navaly.
Igor Kokunov është arrestuar muaj më parë në Doganën e Muriqanit nga Policia shqiptare, pasi akuzohet për disa vrasje. 59 vjeçari rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska. I njohur edhe me nofkën “Vasya Bandit”, Igor Kokunov ka pranuar se ka probleme me drejtësinë në Rusi dhe rrezikon të dënohet me shumë vite burg, për shkak se akuzat ndaj tij lidhen me të paktën 30 vrasje.