Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
4.6kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

I akuzuan se ikën natën pa paguar shtëpinë, reagon familja nga Kosova: Ja si është e vërteta

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një denoncim i një pronareje të një shtëpie në Sarandë u bë viral mbrëmjen e sotme.

Ajo denoncoi në një portal në Shqipëri se një familje nga Kosova ishte larguar gjatë natës pa paguar qiranë e shtëpisë që kishin marrë me pushime.

“Qytetarja shkruan: Prsh JOQ! Doja te ndaja nje problem me juve Dje ne mbasdite ne qytetin e Sarandes nje familje me pushues kosovare kerkonin shtepi me qera dhe ju dhashe shtëpinë. Cdo gje ishte ne rregull u pelqeu dhe u futen brenda. Dhe e kaluan naten aty. Por sot ne mengjes ishin larguar pa njoftuar dhe pa paguar rreth ores 04:00 te mengjesit te sotëm. Celsat i kishin lene brenda dhe dera ishte e hapur. Kjo eshte familja dhe makina e tyre eshte ajo me targa te huaja. Jan momentet e ardhjes dhe ikjes. Me vjen inat per gjestin qe beren dhe as celesat nk me sollën”, ka njoftuar qytetarja për JOQ Albania.

Por familjarët nga Kosova kanë reaguar për mediat vendase, duke hedhur poshtë akuzat.

Ata në një mesazh dërguar në lajmi.net, kanë thënë se marrëveshja paraprake me pronarin ishte që të qëndronin për 7 netë, mirëpo për shkak se atyre u ndodhi një rast, ata u desh të iknin shumë më herët.

Por, ata thonë se nata ishte 45 euro, dhe pronarit të shtëpisë i janë lënë 50 euro, pra 5 euro më shumë.

“Për familjen time në Sarandë. Veç po du me ju tregu që kjo nuk është e vërtetë. E bonëm Pazar për 7 ditë, 45 euro natën. Por na ndodhi një rast dhe nuk patëm mundësi me nejt ma, për shkak që na erdh keq ja lamë 50 euro në kuzhinë, me qelsa, dmth 5 euro më shumë”, kanë thënë nga familja për lajmi.net.

Ata më tej kanë thënë se ata e kanë ditur që ka edhe kamera dhe krejt kjo ka ndodhur rregullisht, pasi që nata të cilën ata qëndruan, është paguar.

Familja thonë se mundësi pse pronarja veproi në këtë mënyrë, është se ndoshta është nervozuar pse ata nuk qëndruan për 7 netë.

“Na e kena ditë që ka kamera se vet ka tregu ai për siguri të makinës. Nuk e di pse, ndoshta i ka ardhë merzi që nuk kem nejt 7 ditë qysh e kemi ba pazar edhe për qata ja ka ba. Nuk pata as numer as nuk mujsha me gjet atë gazden, ai mundet me kqyr në kamera 30 min e kom lyp mos po ja gjaj shpinë”, kanë thënë tutje ata.

“Të martën naten e kena ba Pazar, të mërkurën para sabahit jem dalë”, kanë thënë në fund nga familja, nën kushte anonimiteti.

Ata thanë se për këtë rast kanë vënë në dijeni edhe policinë.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img