Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

I 19-i në listën e Tiranës, Pandeli Majko zbulon çfarë do të bëjë nëse PS humb zgjedhjet: Njerëzit e kanë të rëndësishme të shikojnë greminën…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a22631d1113f7d1c00a7525dbde03677

Ministri Pandeli Majko renditet i 19-i në listën e PS në qarkun e Tiranës, në një zonë jo të sigurt për të fituar mandatin e deputetit.

Ai e argumentoi renditjen e tij si një angazhim më të madh për të mbledhur sa më shumë vota, duke shtuar se pozicionimi i tij është një mesazh për të gjithë socialistët.

“Sepse atje janë dhe shumë kolegë të mi. Të gjithë kemi përcjellë mesazhin që ne nuk mund të mbledhim vota në kurriz të kolegëve tanë më të rinj. Në qoftë se Partia Socialiste do të kalojë në opozitë, atëherë ne do të jemi të rrezikuar. Dhe ky është një rrezik që ne e ndajmë me të gjithë komunitetin e njerëzve që na rrethojnë. Nëse do ishim në vende te sigurta dhe do bënim sehir duke parë nga lart poshtë, nuk besoj se kjo do na vinte në pozitë shumë të mirë. Aktualisht të gjitha ata që janë vendosur në vijën e zjarrit kanë vetëm një mesazh për t’i dhënë gjithë njerëzve: Ne po rrezikojmë sepse i gjithë komuniteti i votuesve tanë po rrezikon. Imagjinoni nëse PS kalon në opozitë, goditjen kryesore nuk kanë për ta marrë deputetët e Partisë Socialiste, kanë për ta marrë njerëzit të cilët për shumë arsye dhe për hiç arsye do të pushohen nga puna. Këtë e dimë, është një histori e njohur, e shkruajtur dhe e pashkruajtur. Vetë Rama është në mesin e listës. Nëse këtë e ka bërë për veten e vetë, ne të tjerë pse duhet t’i kërkonim llogari. Rëndësi ka të fitojmë zgjedhjet dhe të jemi mburojë e njerëzve tanë”, u shpreh ndër të tjera Pandeli Majko në Klan News.

I pyetur se çfarë do të bëjë nëse PS do të humbë zgjedhjet, Majko u shpreh se o të vazhdojë jetën normale dhe do të ndihet i kënaqur se do të ketë të njëjtin fat si socialistët që do të kalojnë në opozitë.

“Do të vazhdoj jetën time normale, dhe do ndihem i kënaqur se në fund fare do kem të njëjtin fat si socialistët që do kalojnë në opozitë. Njerëzit e kanë të rëndësishme të shikojnë greminën për të rivlersuar atë që po ndodhë”, tha ministri Majko.

Më shumë

spot_img
spot_img